Inati im me Arben Imamin. Reagim pas vizitës në Sarandë

13/01/1622:22

Shperndaje:


arben imamin

Nga Nebil Çika

Festat,përvjetorët e PD-së janë përveç te tjerash edhe një përzierje kujtimesh e emocionesh midis të gjalleve dhe te vdekurve . Lavdia dhe zia ,fitoret dhe dështimet vijnë bashke me njerëzit qe thirren apo “harrohen” të thirren ( ata qe mbajne mend apo ata qe  i japin gjuhes ) ne këto vende gjithnjë e me setakolare për nga forma e organizimit . Por ajo qe dominon është gjithnjë historia , e gjitha siç ka ndodhur pa manipulimet apo retushimet qe për arsye politike mundohen ti bëjnë .
Atje njerëzit kujtojnë shume gjera edhe ato qe mundohen ti harrojnë ne ditët e tjera apo nuk munden prej halleve dhe rrjedhave te jetës se tyre te përditshme . Ata qe nuk harrohen kure janë heronjtë , martiret dhe PD ka shume te tille. Ne fakt nuk besoj se ka parti politike tjetër kund që në kushte paqeje e demokracie te pretenduar te ketë kaq shumë martire sa PD-ja .

Qe nga 1990 e deri tani numërohen dhjetra te vrare , te plagosur te arrestuar , te torturuar e dhunuar , te arratisur etj . Një bilanc i vërtetë lufte sa qe edhe vet PD-ja prej kohësh nuk guxon më ta bëjë , të paktën jo publikisht e zyrtarisht . Por sigurisht qe ka një pjese te saje qe nuk e harron kure këtë histori ata janë militantet anëtare e simpatizantë të PD-së qe ne kujtimet, bisedat dhe reagimet e tyre ne keto festa mbajne te gjallë historinë e PD-së .

Duhet thënë se nga viti 1991 e këtej në PD kane ndodhur shume gjera, kane rrjedhur shume ujera sa që ne shume gjera PD aktuale ka pak apo aspak lidhje me ato vite te para heroike e historike te saj . Kjo ka bërë qe festimet e përvjetorëve te kenë një ngrëç ku hipokrizia dhe konformizmi te mbizotërojë gjithçka tjetër qe pritet te prodhoje një feste Por megjithatë shume gjera gëlltiten dhe njerëzit heshtin ca për shkak te militantizmit e ca për shkak te interesave, gjera te pranueshme këto për një parti politike .

Por mendoj se edhe provokimi , hipokrizia dhe konformizmi kane një kufi edhe ne politikë . Rast tipik i kapërcimit te këtij kufiri është festa e PD-se apo 25 vjetori i saj ne Sarandë. Jo nga organizatoret dega e PD Sarandë por nga qendra e PD-se ne Tiranë qe çoi atje si te dërguar te saj Arben Imamin një prej figurave politike nga me te urryerat për demokratet e Sarandës , Jugut e ndoshta te gjithë Shqipërisë. Një provokim me i ndyre se ky nuk mund të gjendet qe tu behet demokrateve te Sarandës sidomos viktimave te dhunës politike , martirëve te gjalle e te vdekur të PD-se . Kemi pare ne këtë përvjetor të PD-së te flitet për ditët e vështira te PD-se ne vitin 1991 por kemi parë gjithashtu te kapërcehet një moment tjetër shume me i vështire e i përgjakshëm se 1991 për PD-në dhe gjithë Shqipërinë , revolucioni komunist i 1997 .

Ne Shqipëri por veçanërisht ne Sarande ky revolucion , që ishte ne fakt një kasaphane për PD-ne, anëtaret, simpatizantët dhe zyrtaret e saje, lidhet veçanërisht me emrin ne Arben Imamit , drejtuesit kryesor politik te rebelimit komunist . “Gjenerali “ siç e thërrisnin atëherë jo vetëm ne Sarande , por edhe ne Tirane , PD. RD , ish kryetari Berisha dhe drejtues të tjerë demokrate, erdhi nga Korfuzi me skaf dhe udhëhoqi gjithë rebelimin nga djegia dhe grabitja e institucioneve shtetërore tek dhuna e përndjekja ndaj demokrateve dhe qytetareve te thjeshtë. Skenat e dhunes publike në Sarandë i mbajnë mend të gjithë kur bandite me tre gishtat e simbolit serb masakronin njerëzit publikisht pse ishin me PD apo punon ne administrate nga Gjergji Mehmeti oficeri i policisë i djegur i gjalle deri tek Edmond Zisi i vrare nga policia, janë me qindra viktima te rebelimit komunist te drejtuar nga Imami dhe te tjerë politikane . Te gjithë te lidhur ne një menyrë apo tjetrën me PD-ne .

Po ju sjell disa shembuj për ta kuptuar me mire.

Kryetari i PD-se ne atë kohë i ndjeri Nikolla Bituni u sulmua ne banesën e tij nga rebelet komunistë të Imamit dhe vetëm Zoti e shpëtoi familjen e tij . Ai për fat dhe familja e tij arriti te largohet gjallë nga Saranda por shtëpia e tij u grabit dhe u shkatërrua plotësisht . Vdiq ne mërgim.

Kryetari i Bashkisë Sarande , Çapajev Zera, u mor peng, u rrah dhe u poshtërua botërisht ne mes te qytetit. Shtëpia e tij u shkatërrua u grabit dhe u dogj nga banditet nen frymëzimin dhe komandën e z. Imami.

Ilirian Çuka themelues i PD Sarandë, ( ne dyti djathtas ne foto) u kap e rrah barbarisht nga rebelet komunistë vetëm për aktivitetin e tij politik në PD. Familjaret e tij u sulmuan e u dhunuan nga te njëjtat forca bandite .

Leonard Demi , deputeti i PD-se Sarandë u mor peng , u rrah e u poshtërua publikisht nga banditet e Imaimit qe i kërkonin të shante publikisht Sali Berishën gje qe nuk pranoi ta bënte edhe pse mund ta paguante me jete , si shume te tjerë, një gjë te tille !

Edmond Zisi , u vra nga forcat speciale te policisë te dërguara nga Tirana pas vendosjes se shtetit, kur Imami ishte ministër i drejtësisë i qeverise komuniste qe doli nga revolucioni i tij . Ai vdiq se ishte demokrat vëllai i sekretarit te pare te PD , Sarandë Kristaq Zisi.

Ka qindra rasate te tjerre te dhunës fizike e verbale ndaj anëtareve dhe simpatizantëve te PD-se ne Sarandë por besoj se këto qe solla si shembuj mjaftojnë për te treguar atë terror te pa parë qe at kaluan për pothuaj një vit e me shume kohe nga revolucioni dhe revolucionaret komuniste te udhëhequr pikërisht nga ai qe PD-ja ne qendër ai nisi si te dërguar special të sajë, Arben Imami!

Ky ishte me te vërtet një turp i madh. Shikojeni vet ne foto se si rrinë te mërzitur dhe te distancuar demokratet e Sarandës nga Imami. Janë figura te njohura ne Sarandë , dr Skender Barjaimi , Ilirian Çuka etj, themelues te PD-se e viktima te dhunës se 1997. Nga çehretë e tyre duket me shume si një mort se sa si një festë. Dhe kane te drejte . “Nuk përmendet litari ne shtëpinë e te varurit- thotë populli. Por tu dërgosh Imamin si udhëheqës demokrateve ne Sarandë është edhe me keq, vrasësi ne shtëpinë e te vrarit .

Miq të mi ne PD-ne e Sarandës me thane se ishin ndjere shume te fyer , te turpëruar , te poshtëruar dhe indinjuar nga kjo situate. Sipas tyre ishte mbajtur e fshehte fakti qe atje do te vinte Imami pasi ne se do dihej me pare shume prej tyre nuk do shkonin fare ne festë. Disa e braktisen sallën qëndruan jashtë por te gjithë mërmërisnin nen zë indinjatën e tyre. Vetëm Imami dukje i qetë, nuk e vriste fare ndërgjegjja. Madje mbajti edhe një fjalim patetik! Pse ta vriste kur nuk reagonin pala e vrarë .  As memoriali i Gjergji Mehmetit oficerit te policisë i djegur i gjalle nga ushtarët e tij ne ane te rrugës nacionale në Qafën e Gjashtës nuk e shqetëson . Ne kushte normale as nuk do te guxonte te kalonte andej .

Por përgjegjësia dhe trupi me i madh i këtij provokimi te ndyre është i lidershipit te PD-se . Mund te kishte dërguar këdo ne Sarande por jo Arben Imamin. Nuk është se nuk e dine çfare ka bere. Mire Basha se nuk ka qene këtu dhe e zëmë se nuk di gje . Po Berisha ?! Ai e beri atë shef te kabinetit te tij , deputet , ministër, anëtare kryesie te PD-se, por nuk guxoi ta çoje edhe te deleguar ne Sarande , jo deri këtu . Po Jemin Gjana , drejtuesi i departamentit te memories historike , nuk i tha një fjale. Por ndoshta nuk ka dite gje , përderisa edhe vete Sarandës ju fsheh ardhja e tij nga frika e reagimit paraprak .

U zgjata pak por për shkak se ndjehem edhe une pjese e atyre njerëzve te fyer e turpëruar e poshtëruar nga ky provokim i PD-së . Kam qene ne Sarande ne atë kohë dhe i kam pare me sy masakrat , krimet dhunën dhe gjithë bëmat e Imamit dhe revolucionit te tij komunist. Kam pare te djegur te gjalle , te vrarët te plagosurit , te torturuarit . Bibliotekën, hipotekën te djegura, institucionet e shkatërruara e te djegura , bankat e vjedhura, banditet me tre gishta e simbolit serb etj.

Nga një herë të gjitha këto mundohem ti harroj por një gje nuk e harroj qe nuk e harroj dot . Sa here shoh apo dëgjoj emrin e Arben Imamit me gjëmojnë ende veshët si atëherë nga slogani i ndyre qe e thërrisnin ne kor turmat histerike te dirigjuar nga tribuna prej tij ne qendër te qytetit : “Dy kurva ka Shqipëria- Vjollca Vokshi dhe Liria “ dhe ky fryhej e gajasej nga tribuna . Të me falin zonjat e nderuara për te cilat kam respekt te veçantë që përsërita ketë fëlliqësirë orale te marre nga gojët e tyre të ndyra dhe mendjet kriminale. Ky është inati im më i madh me Arben Imamin dhe restoja ime për Sali Berishën .


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.