
Ina Zhupa takim në Athinë: Vota e diasporës, kyçe për ndryshimin politik në Shqipëri
Ina Zhupa takim në Athinë: Vota e diasporës, kyçe për ndryshimin politik në Shqipëri
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Athinë, ku diskutoi mbi rolin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme dhe premtimet e PD-së për emigrantët që duan të kthehen në vendlindje.
Gjatë fjalës së saj, Zhupa theksoi se vota e shqiptarëve jashtë vendit do të jetë vendimtare për një rotacion politik në Shqipëri. Ajo argumentoi se qeverisja e Partisë Socialiste ka çuar në një valë emigrimi masiv, me rreth 1.5 milionë shqiptarë të larguar në 12 vitet e fundit, duke e konsideruar këtë një “eksod të ri”.
Deputetja demokrate u ndal edhe te programi ekonomik i PD-së, duke premtuar lehtësira për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri. Sipas saj, çdo i ri apo emigrant që kthehet dhe hap një biznes nuk do të paguajë taksa për pesë vitet e para, ndërsa shteti do ta mbështesë financiarisht.
“Ne do të krijojmë një sistem ku taksat dhe shërbimet publike janë në funksion të qytetarëve, jo të luksit qeveritar. Askush nuk do të jetojë me më pak se 200 euro në muaj, qoftë pensionist, përfitues asistence apo punonjës me pagë minimale”, deklaroi Zhupa, duke shtuar se qeveria e ardhshme demokrate do të ndalë keqmenaxhimin e fondeve publike.
Ajo përmendi gjithashtu rëndësinë e regjistrimit të votuesve në diasporë, duke bërë thirrje për mobilizim maksimal për të garantuar fitoren e Partisë Demokratike dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër.
“Sali Berisha ka dëshmuar se është një lider që qëndron dhe lufton për vendin e tij. Ai ka treguar se di të mbajë fjalën dhe do të punojë për një Shqipëri me standarde europiane”, përfundoi Ina Zhupa gjatë fjalës në takimin në Athinë. .
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
25/02/2516:24

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
25/02/2516:24

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
25/02/2516:24

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
25/02/2516:24

Suvenire nga Saranda
25/02/2516:24
