Ilir Nikolla takime në Ksamil: Ksamili do marri vëmendjen e merituar


Kandidati i Pavarur për Bashkinë Sarandë Ilir Nikolla ka patur ditën e sotme takime me banorë dhe biznese në Ksamil.
Gjatë këtyre takimeve Ilir Nikolla është shprehur se ”Vëmendja e munguar nga pushteti lokal ka sjellë probleme të shumta në Ksamil.
Ksamili është perlë e bregdetit jugor, bekuar nga Zoti me bukuri e begati, të cilat në mënyrë absolute duhen ruajtur dhe mirëmbajtur ashtu si meriton.
– Bashkia JUAJ do t’i japë Ksamilit status të veçantë me 20-30% të Investimeve.
– Problemet me ujin e pijshëm, infrastrukturën rrugore, mirëmbajtjen e pastrimin do të marrin zgjidhje , dhe ruajtja e standartit të tyre do të jetë e padiskutueshme.
– Çdo inciativë dhe investim do të bëhet transparent për ju në takime të përmuajshme me banorët e Ksamilit, ku do të diskutojmë dhe pasqyrojmë çdo hap drejt përmirësimit.
Të qeverisësh mirë do të thotë të japësh llogari për atë që bën! – eshte shprehur Ilir Nikolla gjatë takimeve.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.