Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

02/02/2619:45

Shperndaje:

Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do t’i sjellim nga vende të treta – ndërsa rreth 40% e shqiptarëve kanë emigruar

 

Deklarata e qeverisë për mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri po ngre sërish pikëpyetje të forta mbi politikat e ndjekura gjatë tri dekadave të fundit, në një kohë kur rreth 40% e shqiptarëve kanë emigruar në kërkim të një jete dhe pune më të denjë jashtë vendit.

 

Ibrahimaj Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi me Këshillin Kombëtar të Punës, deklaroi se Shqipëria po shkon drejt nënshkrimit të marrëveshjeve me vende të treta për të siguruar punonjës, duke pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se në tregun vendas mungojnë punonjësit e kualifikuar.

 

Sipas ministres, punonjësit pritet të vijnë kryesisht nga vende si Filipinet dhe Nepali, ndërkohë që mijëra profesionistë shqiptarë vijojnë të largohen çdo vit, për shkak të pagave të ulëta, kushteve të pasigurta të punës dhe mungesës së perspektivës.

 

Në vend që politikat të fokusohen te kthimi i emigrantëve, përmirësimi i arsimit profesional dhe rritja reale e pagave, qeveria duket se po ndjek rrugën më të shkurtër: zëvendësimin e fuqisë punëtore vendase me punonjës nga jashtë.

 

Një tjetër pikë e përmendur nga ministrja Ibrahimaj ishte rritja e tavanit të pagave, e cilësuar si detyrim në kuadër të procesit të integrimit europian. Megjithatë, kjo deklaratë bie ndesh me realitetin në terren, ku një pjesë e madhe e bizneseve vijojnë të ofrojnë paga minimale, duke e bërë tregun shqiptar të punës jo konkurrues për qytetarët e tij.

 

Paralelisht, qeveria po përgatit edhe ndryshime ligjore për të lehtësuar procedurat e marrjes së stafit nga jashtë, veçanërisht nga vende të treta, çka sipas kritikëve rrezikon të kontribojë akoma më shumë në largimin e fuqisë punëtore shqiptare dhe shpopullimin e vendit nga shqiptarët.

 

Ndërsa Shqipëria përballet me një nga valët më të mëdha të emigracionit në historinë e saj moderne, pyetja që mbetet pa përgjigje është:
Pse nuk po krijohen kushtet që shqiptarët të qëndrojnë dhe të punojnë në vendin e tyre?

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Erjona Ismaili emërohet ministre për marrëdhëniet me parlamentin
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer
KREPERIA RAYAN kërkon Krepier/e,  Kamarier/e,  Banakier/e dhe  Kuzhinier/e për mëngjeset
Roal Food kërkon të punësojë Ekonomiste në Sarandë
Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.