I vodhi një gruaje valixhen, çantën dhe laptopin – arrestohet në flagrancë nga Policia

06/03/2614:26

Shperndaje:

I vodhi një gruaje valixhen, çantën dhe laptopin – arrestohet në flagrancë nga Policia

 

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar të dyshuar për vjedhje të sendeve personale të një shtetaseje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.

 

I vodhi një gruaje valixhen, çantën dhe laptopin - arrestohet në flagrancë nga Policia

 

Sipas policisë, më datë 5 mars 2026 një shtetase ka bërë kallëzim se këtij shtetasi i kishte vjedhur një valixhe dhe një çantë, në të cilat ndodheshin sende personale, rroba, një shumë monetare dhe një kompjuter laptop.

 

Pas kallëzimit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale, duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu gjetën sendet e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Vjedhja”. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani
KOKO Hotel & Fast Food në Ksamil kërkon staf për sezonin 2016 – Ofrohet akomodim
Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 
Rregullat e reja: privatët këtë vit do mund të shfrytëzojnë edhe 80% të plazheve publike
Këtë verë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Spiropali përplaset me ministren nga Shalësi i Sarandës, Rama: Mos më detyro të të nxjerr jashtë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.