I moshuari tregon tmerrin: Më zunë nga gryka dhe më lidhën pas krevatit


92-vjecari Dhimitër Papa jeton i vetëm në banesë, pasi bashkëshortja është ndarë nga jeta, ndërsa fëmijët i ka në emigracion. Mbrëmjen e 29 gushtit tre persona sulmuan banesën e tij, duke i marrë me dhunë 20 mijë lekë. Kjo është hera e dytë që i vjedhin shtëpinë.
Siç tregon ai për Report Tv, dy persona pasi e kanë zënë nga gryka e ka lidhur pas krevatit.
“Nën krevat, nën dyshek, e hoqen”- tregon 92 vjeçari
92-vjeçari thotë se grabitësit kanë rrëzuar orenditë, kanë përmbysur shtëpinë dhe e kanë kërcënuar me jetë në se nuk u jepte gjithë paratë.

” Njëri me kap nga griket (gryket), tjetri me goditi, me morën zvarrë na çuan në krevat, një të lidhur nga këmbet, mi lidhen edhe duart” – tha i moshuari
Armën e gjahut të cilën e mbante me leje, ia morën grabitësit. kërkon nga policia që t’ia rikthejnë, tashmë që autorët e dyshuar janë arrestuar.

“Bjeri (mi jep) ku i keni paratë, jo morë nuk kam, po ke, një të “shpartalluar” të gjitha dhomat dhe grilat i kanë hapur. Edhe ilaçet i kanë derdhur dhe po ti shikoni janë akoma të derdhura. Kërkoi nga policia të më sjellin armën këtu se unë nuk vete dot”. u shpreh me tej i moshuari.

Fshati Malçan dhe gjithë Bashkia e Finiqit ka rënë disa here pre e vjedhjeve të banesave. Sipas burimeve zyrtare janë rreth 100 vjedhje në harkun kohor të një viti.

VIDEO

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1608787312626248/

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë