I iku policisë, makina me emigrantë përplaset me mjetin përballë. Vdesin 6 persona, plagosen 6 të tjerë

15/04/2317:37

Shperndaje:

Një aksident fatal ka ndodhur në Greqi në rrugën Egnatia ku një makinë që transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, është përplasur me një makinë tjetër, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Sipas mediave greke, aksidenti erdhi si pasojë e manovrave të shoferit 49 vjeçar që transportonte 10 emigrantët.

Në përpjekje për tu shmangur nga patrulla e policisë që po e ndiqte, 49 vjeçari hyri me makinë në krahun e kundër të rrugës duke u përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, humbi jetën 46 vjeçari grek që drejtonte automjetin tjetër si dhe 5 emigrantë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë – Zjarri djeg shtëpinë e një polaku – VIDEO
Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO
Na ndiqni në rrjetet sociale
Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ
LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket
Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.