Humben ne pyll, policia angazhon 40 forca per gjetjen e tyre

16/09/1817:45

Shperndaje:


40 forca policore të DVP Vlorë dhe të Delta Forcë pas 3 orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.
Sot rreth orës 14:15, disa shtetas italianë kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi dy prej tyre kishin mbetur të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Qafën e Llogarasë si dhe dy shokët e tjerë kishin humbur kontaktet po në atë zonë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit, u organizuan shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Repartit “Delta Forcë”, filluan krehjen e zonës ku pas tre orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tre prej tyre si dhe pas gjysëm ore më vonë Policia gjeti edhe turistin e katërt.
Turistët janë shoqëruar nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.
Turistët italianë kanë falënderuar Policisë e Shtetit që ju erdhi në ndihmë.
(4 shtetasit italianë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malorë, por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit, ku dy prej tyre ishin bllokuar në një zonë të vështirë dhe për këtë shkak kërkuan ndihmën e Policisë së Shtetit).

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj: Me paketën e maleve, ata që morën plazhet, do të marrin edhe malet
HANKO e Kamenicës: Një histori e pazakontë që rrëfehet në Folklor – VIDEO
Qeveria miraton kriteret e reja për kategorizimin e strukturave akomoduese, në prag të sezonit turistik
Do rrëzojmë Ramën! Nëse Berisha ikën në shtëpi, do qëndojmë te protesta e Adriatik Lapaj
Si të jepni ndihmën e parë / Trajnim falas në Sarandë nga Universiteti i Athinës
Ndriçimi publik nga Ura e Gajdarit deri në Sarandë, pothuajse 1/3 jashtë funksionit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.