Horoskopi ditor, 11 janar 2016

10/01/1621:35

Shperndaje:


Horoskopi ditor, 11 janar 2016

 

Dashi

Mundohuni të jeni të logjikshëm. Ata që janë në një marrëdhënie do respektojnë partnerin/en. Dita do të jetë e qetë, ndërsa në mbrëmje keni dhe një surprizë. Beqarët do realizojnë takime të befasishme, por tejet emocionuese. Në planin financiar do bëni mirë të reflektoni me kujdes para se të shpenzoni. Vetëm kështu do shmangni të papriturat. Merruni me stërvitje për një shëndet më të mirë.

Demi

Komunikimi do të mbizotërojë për ata që janë në një lidhje. Do bëni lëshime e kjo do sjell që partneri/ja t’ju dashurojë me më tepër pasion dhe do t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Ju që jeni në kërkim të një lidhjeje, mos e merrni mundimin. Nuk është kjo dita. Financat do të jenë të mira. Do kryeni pa frikë shpenzimet që keni planifikuar.

Binjakët

Ditë fantastike dhe e mbushur me çmenduri. Asnjëherë nuk e kishit imagjinuar se mund të bënit gjëra te tilla. Beqarët ka rrezik të fillojnë një histori dashurie që nuk do i çojë askund. Në planin financiar duhet të kërkoni sa më parë ndihmën e një shoku. Bëni kujdes me alkooli, pasi nëse konsumoni shumë do trokisni në derën e doktorit.

Gaforrja

Shfrytëzojeni sa më shume që të mundeni kohën kur të jeni pranë partnerit/es. Flisni më të për çdo gjë që ju shqetëson, por edhe për gjerat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Beqarët nuk do kenë aspak fat dhe do mbeten përsëri vetëm. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse po filluan problemet, vështirë se mund të mbarojnë kollaj. Përzgjidheni ushqimin që të jeni mirë me shëndet.

Luani

Ditë e veçantë do jetë për të gjithë ata të shenjës së luanit që janë në një lidhje. Do zbuloni një anë tjetër të karakterit të partnerit/es dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Beqaret do jenë të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrijnë ta gjejnë njeriun e tyre të zemrës. Financat do varet nga mënyra sesi ju do veproni. Mos konsumoni shumë ëmbëlsira, pasi sheqeri në gjak mund t’ju dëmtojë.

Virgjëresha

Dielli do e ngrohë tej mase jetën tuaj në çift. Më në fund do arrini t’i zgjidhni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje të vogla që keni pasur dikur. Beqarët nuk duhet të presin te takojnë një person perfekt sepse të tilla nuk ka. Në planin financiar gjithçka do ecë ashtu si duhet. Nuk do keni as vështirësi për te kryer ndonjë shpenzim pak më tepër sesa zakonisht.

Peshorja

Dita do fillojë mirë për ata që janë në një lidhje. Gjithçka mund të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozinë. Beqarët do jenë joshës dhe do e bëjnë për vetë atë që pëlqejnë. Financat do jenë më katastrofike se kurrë me parë. Do vuani…

Akrepi

Një pjesë e dëshirave do ju plotësohen, ndërkohë që për të tjerat duhet të bëni pak durim. Rëndësi ka që dita do jetë e kënaqshme për ju dhe partnerin/en tuaj. Beqarët mund të realizojnë takime, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Financat me në fund, pas gjithë atyre përpjekjeve do i konsolidoni. Do jeni të qetë dhe do e kuptoni së keni bërë çmenduri të pafalshme.

Shigjetari

Një ditë me luhatje. Mëngjesi do të jetë i mirë, por me kalimin e orëve persona të jashtëm do ndërhyjnë në lidhjen tuaj. Mos ju besoni atyre më shume sesa atij që keni në krah. Beqarët bëjnë mirë t’i marrin gjërat si t’iu vijnë. Gjendja e parave do të jetë goxha mirë, kjo do t’ju japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi

Ditë shumë e vështirë. Do ndiheni keq në krahët e partnerit/es dhe do vuani tej mase. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo lloj gjëje vetëm për të qenë në krahët e atij që duan. Asgjë nuk do i tremb. Gjendja e te ardhurave do jete disi me e qëndrueshme se zakonisht.

Ujori

Ditë mjaft e animuar, me ulje-ngritje. Duke filluar që në orët e mesditës e deri në mbrëmje do përjetoni emocione të pafundme. Beqaret do jenë sensualë dhe do bëjnë për vete cilindo person që do pëlqejnë. Gjithçka do jetë më ndryshe për ta. Për financat përkujdesuni çdo çast dhe do e shihni që gjerat do rrjedhin si duhet.

Peshqit

Qetësia do mbizotërojë në çdo moment për ju të dashuruarit. Do jeni të lire të bëni ato që dëshironi pa u shqetësuar për asgjë tjetër. Beqarët nuk do kenë mundësi për lidhje serioze, por nuk do mundojnë aspak rastet për aventura të kënaqshme edhe pse afatshkurtra. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë sepse do merrni shpërblime nga puna e bërë.

Horoskopi ditor, 11 janar 2016


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet sqarojnë bizneset/ Sipërmarrësit që s’kanë kontratë qiraje do t’u mbahet tatim në burim
Shitet Apartament 1+1 në Sarandë, Sipërfaqja 54 m²
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së Bazës Detare të Limionit
Kishte dëgjuar se këtu s’ka shtet, arrestohet 24-vjeçari nga Belgjika
Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Një tjetër arrestim për dhunë në familje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.