Reklamë I Love Orange

Homazh për Profesor Kristo Kauri: Kujtimi i Adriatik Lapaj

Homazh për Profesor Kristo Kauri: Kujtimi i Adriatik Lapaj

 

Një figurë që i dha hijeshi Sarandës dhe dashuri Shqipërisë

 

Pas ndarjes nga jeta të inxhinierit dhe profesorit të nderuar Kristo Kauri, shumë sarandiotë e kanë përkujtuar me respekt dhe mirënjohje. Mes tyre edhe juristi dhe aktivisti Adriatik Lapaj, i cili ndau një kujtim të ngrohtë e prekës për këtë personalitet të qytetit të Sarandës.

 

Homazh për Profesor Kristo Kauri: Kujtimi i Adriatik Lapaj

 

Adriatik Lapaj e kujton profesorin që nga fëmijëria, si burrin flokëbardhë që i jepte hijeshi Sarandës me fisnikërinë e tij, një prani që përcillte qytetari dhe impononte respekt. “Më dukej si një simbol i së mirës, ndoshta sepse çdo njeri me përmasa të tilla e lidhnim me personazhet pozitivë të filmave”, shprehet ai.

 

Nisma e Luleve dhe mbështetja e Profesor Kristo Kauri

 

Më vonë, Lapaj pati fatin ta njihte nga afër gjatë krijimit të “Nismës së Luleve”, një iniciativë e të rinjve sarandiotë për të mbjellë lule e pemë dekorative në qytet. Kërkimi i një specialisti i çoi tek Profesor Kauri. “Këdo që pyesnim, na thoshte: Shkoni te Kristo Kauri. Ai do t’ju ndihmojë. Dhe ashtu ndodhi,” tregon Lapaj.

 

Profesori nuk kurseu kohë e as energji. Ai i këshilloi për llojet e bimëve, kohën e mbjelljes, kujdesin dhe trajtimet. Në një rast, kur bukovillet në Qafë Gjashtë po thaheshin nga hiri, ishte ai që dha ilaçin e duhur dhe i riktheu gjallërinë e tyre. Në një tjetër rast, kur disa bimë u thyen, ai i qetësoi të rinjtë me fjalët: “Do i krasitim, dhe ato do të çelin përsëri.”

 

Qytetar model dhe njeri i mirë

 

Kontributi i tij nuk kufizohej vetëm te lulet e pemët. Edhe në aksionet për pastrimin e detit nga gomat, Kristo Kauri ishte aty, duke ndihmuar me gjithë zemër.

Adriatik Lapaj e përshkruan si një qytetar model, me një zemër të madhe dhe një dashuri të sinqertë për Shqipërinë, që përfshinte jo vetëm Sarandën por edhe Veriun, ku kishte kaluar rininë.

“Do ta kujtoj gjithmonë me mall dhe respekt,” shprehet Adriatik Lapaj në fund të homazhit të tij.

 

Prehu i qetë, njeriu i mirë, Profesor Kristo Kauri!

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24
MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

23 Nëntor 2026 20:29
Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

23 Nëntor 2026 18:21
Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

23 Nëntor 2026 17:52
Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

23 Nëntor 2026 13:08
Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44