Hodhën themelet e një ndërtimi në bregdet, prangoset donatori, ndiqet punëtori 71-vjeçar

Kapen në flagrancë 2 shtetasit që po kryenin punimet për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti. Vihet në pranga njëri prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri.

 

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet se në lagjen nr. 3, Sarandë, po ndërtohej pa leje, një objekt, kanë ushtruar kontroll në zonë.

 

Nga kontrollet rezultoi se në vendin e quajtur “Heremec”, po kryheshin punime për ndërtimin e një objekti (kioskë), pa leje nga organet kompetente. Gjithashtu, në këtë vend ishte ndërtuar pa leje edhe një tjetër objekt (kioskë).

 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili kishte financuar ndërtimin e këtyre 2 objekteve, me qëllim përdorimin për biznes.

 

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 51 vjeç, banues në Sarandë dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin A. R., 71 vjeç, banues në Sarandë, të cilët u kapën në flagrancë duke kryer punimet për ndërtimin e paligjshëm të objektit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.