Historia frymëzuese e Stela Skënderaj, artistes që krijon portrete me rruaza

Historia frymëzuese e Stela Skënderaj, artistes që krijon portrete me rruaza. Stela Skënderaj e kishte ndier gjithmonë se jeta e saj do të lidhej ngushtë me artin. E udhëhequr nga pasioni për dizajnin dhe dashuria për të bukurën, ajo mori rrugën drejt Turqisë për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj profesionale.

 

 

Gjithçka nisi thjesht, me një makinë qepëse, ashtu siç kishte parë shumë të tjerë të fillonin atje. Por talenti, përkushtimi dhe këmbëngulja e kthyen atë fillim modest në një histori suksesi që do të zgjaste për më shumë se 25 vite. Atelieja e saj u bë vendi ku ëndrrat morën formë dhe ku arti i stilistes u shndërrua në identitet.

 

Megjithatë, largësia nga Shqipëria dhe malli për vendlindjen zgjuan tek Stela një tjetër dimension artistik. Një ditë vendosi të realizonte flamurin shqiptar me rruaza, pa e ditur se pikërisht ai krijim do të hapte rrugën e një pasioni të ri. Që nga ajo kohë, ajo nisi të krijojë portrete të punuara me një teknikë krejt të veçantë, duke u kthyer në një nga artistet më unike në vend.

 

Pas rikthimit në Shqipëri, Stela zgjodhi Sarandën për të rindërtuar jetën dhe rrugëtimin e saj artistik. Bukuria e detit, drita dhe ngjyrat e qytetit bregdetar u bënë frymëzimi i saj më i madh. Në atelienë e vogël që hapi në Sarandë, arti mori një tjetër shpirt përmes punimeve me rruaza dhe rërë, krijime që kërkojnë muaj të tërë pune, durim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

 

Mes portreteve të realizuara me mjeshtëri, një vend të veçantë në zemrën e saj zë portreti i shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Stela kishte dëshirën e madhe t’ia dhuronte personalisht këtë vepër, por nuk arriti ta realizonte, pasi shkrimtari u nda nga jeta. Kjo peng mbeti një nga emocionet më të forta që ajo mbart në artin e saj.

 

Punimet e Stela Skënderajt nuk dallohen vetëm për teknikën e rrallë mbi rruaza, por edhe për ndjeshmërinë dhe mesazhet që përcjellin. Çdo portret është një reflektim emocionesh, kujtimesh dhe dashurie për jetën, duke i dhënë artit të saj një dimension të thellë njerëzor. Sot, Stela Skënderaj mbetet e vetmja artiste që realizon portrete mbi rruaza, duke kthyer çdo krijim në një vepër unike dhe të paharrueshme. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.