
Hapet drita jeshije për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq – Sarandë



Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se ka miratuar termat e referencës duke i hapur rrugë fillimit të procedurës për garën e ndërtimit të tunelit të Kardhiq-Sarandë, Loti 7.
Referuar njoftimit, kontrata më e përshtatshme për ndërtimin e tunelit është kontrata “Lump sum, Price escalation”.
“Kjo kontratë është përzgjedhur duke mbajtur parasysh rekomandimet nga të gjitha shoqatat europiane dhe amerikano-veriore të ndërtimit të veprave nëntokësore si USA, Kanadaja, Norvegjia, Franca, Austria etj. Standardet dhe kërkesat teknike të veprës do të jenë në përputhje me Rregullat Teknike për Projektimin e Rrugëve 2015, AASHTO Guide for design of pavement structures, Eurocode 2 dhe 7, Direktiva EU2004/54, Ligji 158/2013 ‘Për sigurinë në Tunelet Rrugore” si dhe rekomandimet AFTES” shkuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Por çfarë është kontrata “Lump sum, Price escalation”?
“Lump Sum” nënkupton një kontratë me çmim të fiksuar mes autoritetit kontraktor dhe kompanisë para nisjes së punimeve.
Në rast se për realizimin e projektit, elementet e paparashikuara sjellin një rritje të shpenzimeve përtej shumës, atëhere autoriteti kontraktor përballon shpenzimet shtesë ashtu si dhe në rast të kundërt, që në rast se punimet kushtojnë më pak se sa është fiksuar para nisjes së punimeve, atëhere autoriteti kontraktor (shteti shqiptar) përfiton ulje të shpenzimeve, pra një rishikim të çmimit të paracaktuar.
Detajet e projektit
Aksi rrugor Kardhiq Sarandë ka një gjatësi prej 33 km. dhe shtrihet në jug të Shqipërisë duke përshkruar rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.
Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Sarandë është i ndarë në 8 lote. Aktualisht tre lote kanë përfunduar së ndërtuari dhe tre prej tyre janë në ndërtim.
“Loti 7 do të bëjë ndërlidhjen me lotin 4 dhe lotin 6 të rrugës Kardhiq- Sarandë, lote të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër. Vendi ku kalon ky lot është Qafa e Skarficës dhe është segmenti me kushtet më të vështira ndërtimore dhe gjeologjike. Qafa e Skarficës është e rrethuar me male të larta dhe është pothuajse e zhveshur nga bimësia. Nga ana gjeologjike në këtë qafë kryqëzohen disa linja tektonike, të cilat kanë krijuar një reliev të deformuar” shkruhet në njoftim.
Loti 7 i kësaj rruge është loti i parafundit për të cilin iniciohen termat e referencës, te cilat do të realizojnë hartimin e projekt idesë mbi mënyrën e realizimit të veprës, projekt-zbatimin e plotë, studimin-gjeologjik, topografik, mjedisor dhe punimet ndërtimore për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit dhe lidhjen e objekti me dy lotet në progres investimi.
Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar vendosi që në zgjedhjen e kontratës do të mbahet parasysh interesi më i lartë publik duke u bazuar dhe duke përzgjedhur strategjitë më të mira të menaxhimit të riskut.
E në këtë rast, kontrata më e përshtatshme për ndërtimin e tunelit është vlerësuar ajo “Lump sum, Price escalation”.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndodhi gjatë natës në Sarandë, makina përplaset me kangjellat e trotuarit
17/04/1920:49

Vrasja e Edmond Papës, prokuroria dërgon në gjyq dy miqtë e Aleksandër Sadikaj
17/04/1920:49

29-vjeçari gjendet i varur në pemë! Policia heton për vrasje, duart i kishte të lidhura me tel
17/04/1920:49

Lajm i Trishtë, 14-vjecari nga Vllahati ndërroi jetë sot në mëngjes në Tiranë
17/04/1920:49

Butrinti humbet në Sarandë me Labërinë, Delvina pëson humbje në Pogradec
17/04/1920:49

Dogji materialet e ndërtimit, kapet autori i shpallur në kërkim nga Policia
17/04/1920:49

FAKTOJE.AL – 4.6 milionë € për 1 km rrugë pa skarpata
17/04/1920:49

Shkëmbi bie në rrugën Kardhiq – Sarandë, fatmirësisht pa pasoja – VIDEO
17/04/1920:49

Si asnjë vit tjetër, në 2023 në zonën e Sarandës 11 humbje jete në aksidente
17/04/1920:49

Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën 34-vjeçari Arlind Qendro
17/04/1920:49






Rezervime

Apartament me dy dhoma – City Glow
17/04/1920:49

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
17/04/1920:49

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
17/04/1920:49

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
17/04/1920:49

Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
17/04/1920:49
Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
17/04/1920:49

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
17/04/1920:49

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
17/04/1920:49

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
17/04/1920:49

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
17/04/1920:49



