Hajdutët në aksion: Vjedhin edhe tabelat e sinjalistikës dhe kasetofona


Hajdutët në aksion: Vjedhin edhe tabelat e sinjalistikës dhe kasetofona.
Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur disa tabela të sinjalistikës rrugore në aksin rrugor Metoq-Çukë në Sarandë, ndërsa një tjetër grabitje ka ndodhur në fshatin Shalë ku është vjedhur një kasetofon makine.
Policia e Sarandës bën me dije se më datë 28.09.2017, gjatë natës, në aksin rrugor Metoq–Çukë, kanë vjedhur katër tabela të sinjalistikës rrugore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.
E ndërsa një tjetër vjedhje ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shalës ku një përsoni i kanë vjedhur kasetofonin e makinës. Policia njofton se më datë 29.09.2017, gjatë natës, në fshatin Shalës, shtetasit E.N, vjeç 27, banues në Shalës, i kanë vjedhur kasetofonin, në mjet.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë