Gjykata liron 32-vjeçarin nga Saranda: Arma dhe sendet e sekuestruara nuk ishin të tijat

19/05/2519:50

Shperndaje:

Athinë – Gjykata liron 32-vjeçarin nga Saranda, Kostandin Nesturi: Arma dhe sendet e sekuestruara nuk ishin të tijat

 

Gjykata e Athinës ka vendosur sot lirimin e Kostandin Nesturit, 32-vjeçar nga Saranda, pas hetimeve të thelluara që provuan se armët dhe municionet e gjetura gjatë një operacioni policor nuk i përkisnin atij. Vendimi vjen vetëm dy ditë pas arrestimit të Nesturit, i cili u ndalua në banesën e tij në zonën e Thrakomakedones, ku jetonte së bashku me një shtetas grek, Aleksandros Banin, 29 vjeç.

 

 

 

Në deklaratën zyrtare të policisë greke të shpërndarë një ditë më parë, thuhej se gjatë kontrollit në banesë ishin sekuestruar një armë zjarri automatike me 9 fishekë, një jelek antiplumb, targa dhe karta identiteti false, vula zyrtare e biznesi, sasi droge dhe pajisje elektronike. 

 

Megjithatë, gjatë seancës së sotme gjyqësore u provua se këto sende nuk i përkisnin Nesturit, duke çuar në lirimin e menjëhershëm të tij. Gjykata vlerësoi mungesën e provave të drejtpërdrejta dhe faktin se të gjitha akuzat qëndronin mbi baza të pasakta.

 

Kostandin Nesturi tashmë është i lirë dhe i është rikthyer jetës së tij normale, ndërsa hetimet ndaj 29-vjeçarit grek pritet të vijojnë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun
Fund i dhimbshëm në Sarandë: 53-vjeçari ndërroi jetë, dyshime nga përdorim narkotikësh
Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Krishti u Ngjall! – Qindra besimtarë në Sarandë festojnë Pashkët në Kishën Shën Harallambi
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.