Gjykata e Sarandës vendos masën e arrestit në shtëpi për çiftin e bashkëshortëve farmacistë të arrestuar dje

13/10/2217:23

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për çiftin e bashkëshortëve Kristo dhe Aleksandra Angjeli.

Ata u arrestuan dje pasi në farmacinë dhe shtëpinë e tyre u gjetën medikamente në vlerën e rreth 70 mijë euro kontrabandë nga Greqia.

Policia e Sarandës zhvilloi një operacion, i cili nisi në lagjen nr. 2, Sarandë, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasve Kristo Angjeli dhe Aleksandra Angjeli (bashkëshortë), gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët, sipas Policisë, janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti fiton bindshëm ndaj Maliqit, Kolonja protagonist me dopietë në ditëlindje
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Banakier, Kamarier Restoranti dhe Kamarier Bari
Migel Flor promovon në Sarandë librin “Vajza që kalëroi Diellin”
Ëndrra e Butrintit për Kategorinë e Parë vazhdon, sot përballje me Maliqin 
Terminali i autobusëve në Sarandë gati, qytetarët kërkojnë autobus urban dhe semaforë
“The Nomad” Burgers në Sarandë kërkon të punësojë staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.