Gjykata e Apelit lë në fuqi impiantet e ujërave të zeza – Unioni Turistik i drejtohet Gjykatës së Lartë

30/10/2515:55

Shperndaje:

Gjykata e Apelit lë në fuqi impiantet e ujërave të zeza – Unioni Turistik Shqiptar i drejtohet Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ për të lënë në fuqi udhëzimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës që detyron bizneset bregdetare të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza, Unioni Turistik Shqiptar ka njoftuar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

 

 

Kryetari i Unionit, Rrahman Kasa, tha se vendimi është marrë në mbledhjen e strukturave drejtuese të organizatës, duke theksuar se padia do të synojë pezullimin e zbatimit të udhëzimit që sipas tij po vendos barrë të rëndë financiare mbi bizneset turistike.

 

Ky veprim vjen pas rrëzimit të padisë së paraqitur nga Shoqata Rajonale e Turizmit Aulona (ARTA), Shoqata e Turizmit ATA dhe vetë Unioni Turistik Shqiptar, të cilat kishin kërkuar shfuqizimin e nenit 6 të udhëzimit. Ky nen detyron subjektet ekzistuese apo në ndërtim që të instalojnë impiante trajtimi të ujërave të ndotura, në përputhje me aktin normativ të miratuar më 28 dhjetor 2023.

 

Udhëzimi, i cili hyri në fuqi më 2 shkurt 2024, përcakton standardet teknike për menaxhimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare, liqenore dhe pranë lumenjve, duke kërkuar zëvendësimin e gropave septike me sisteme moderne të trajtimit të ujërave. Sipas akteve ligjore, bizneset që nuk zbatojnë kërkesat përballen me gjobat nga 1.5 deri në 2.65 milionë lekë.

 

Gjatë verës 2024, Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve nisi inspektimet dhe vendosi dënime administrative ndaj dhjetëra subjekteve që nuk kishin vendosur impiantet e kërkuara. Vetëm në fazën e parë të procesit gjyqësor, 55 biznese i janë drejtuar gjykatës për pezullimin e gjobave.

 

Pas përfundimit të procesit në Apel dhe konfirmimit të vlefshmërisë së udhëzimit, zbatimi i masave administrative ka rifilluar ndaj subjekteve që nuk janë në përputhje me ligjin. Unioni Turistik Shqiptar ka bërë të ditur se do të vijojë betejën ligjore për të mbrojtur interesat e operatorëve turistikë, duke kërkuar që çështja të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.