Gjendet një kokë njeriu, dyshimet e para

14/10/1818:30

Shperndaje:


Me një skenë makabër është përballur një punëtor pastrimi pranë një zone industriale në Prevezë, Greqi.
Teksa ai po merrej me pastrimin e një kanali, kazma e tij është ndeshur me një kokë njeriu.
Menjëherë është njofuar policia, e cila ka filluar hetimet për rastin, ndërsa koka është dërguar në një laborator në Athinë.
Dyshimet e para janë se koka e gjetur mund t`i përkasi 26 vjecarit shqiptar Bledar Terpollari.
Për këtë vrasje janë dënuar në Greqi 2 shqiptarë. Në vendimin e Gjykatës thuhej qe vrasja ndodhi per shkak te prishjes se pazareve te trafikut te drogës.
Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mije euro te fituara nga shitja e drogës ne Greqi.
Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra në kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë. 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO
Restorant “Sirocco” në Sarandë kërkon Banakier/e
Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve
Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)
Sunset Restaurant kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.