Gazmend Bardhi shkund kryetarët e degëve të PD: Hapni sytë, socialistët bëjnë kërdinë

11/09/2016:10

Shperndaje:


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje degëve të PD të identifikojnë dhe të monitorojnë çdo drejtor apo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS, pasi është bërë shpërndarja në çdo institucion e një formulari përmes të cilit u kërkohet punonjësve të administratës shtetërore angazhim elektoral në favor të PS.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD kërkon që punonjësve të administratës shtetërore tu kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna.

Më tej Bardhi e ka cilësuar këtë si “një skeme kriminale të përdorimit të administratës shtetërore nga PS për qëllime elektorale”, të dënueshme nga Kodi Penal, neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Ai gjithashtu ka lënë 2 detyra për Shtabet Politike në të gjitha degët, duke paralajmëruar ndjekjn penale për çdo shkelës të ligjit:

Të identifikojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore që kanë shpërndarë një Formular të tillë apo që shantazhojnë punonjësit e tyre për qëllime politike/elektorale, si dhe të dokumentohen veprimet e paligjshme të çdo punonjësi të administratës shtetërore që angazhohet në veprimtari politike me qëllim elektoral. Për secilin prej tyre të dhënat të përcillen në Shtabin Qendror në PDSH për efekt dokumentimi dhe për përgatitjen e kallëzimeve penale në prokurori.
Të garantohen të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.