Futbollisti nga Delvina Stivian Janku prezantohet në ekipin kosovar FC Feronikeli 74

05/08/2418:22

Shperndaje:

Mbrojtësi nga Delvina, Stivian Janku do të vijojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, teksa është prezantuar te skuadra e Feronikelit 74. 

 

Janku i bashkohet ekipit nga Nikli, pas një karriere elitare në futbollit shqiptar, ku ka qenë pjesë e Partizanit, Luftëtarit, Bylisit, Egnatias dhe së fundmi Dinamos.  

27-vjeçari gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Kombëtare shqiptare, ku numëron edhe 2 aktivizime në teste miqësore.  Në elitën e futbollit shqiptar Stivian Janku numëron 87 aktivizime ku ka shënuar edhe 1 gol.  

 

 

NJOFTIMI ZYRTAR I FERONIKELIT 74:  

 

𝐒𝐭𝐢𝐯𝐢𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐧𝐤𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬!

Janku është afrimi i rradhës i klubit për sezonin e ri. Futbollisti në Feronikel vjen nga skuadra shqiptare, Dinamo City.

Mbrojtësi ka shumë eksperiencë, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Partizani, Bylys dhe Egnatia gjithashtu 27 vjeçari ka paraqitje edhe për Kombëtaren shqiptare.

Janku luan në qendër të mbrojtjes dhe është një vlerë e shtuar për ekipin tonë.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bar Restorant Sunset në Ksamil kërkon Kamarier/e dhe Hostes
Shpella e Ciklopit në Himarë, mes mitit të Homerit dhe një lavazhi makinash – Nga Auron Tare
Booking dhe Airbnb me rregulla të reja: apartamentet pa NIPT do të hiqen nga platformat
Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon Kamarier. Ofrohet akomodim
Erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë me pistoletë, autorët mund të jenë larguar me skaf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.