Fshati me banorë ca të Sarandës dhe ca të Finiqit, por i harruar dhe mashtruar nga të gjithë – VIDEO

21/01/2417:16

Shperndaje:

Në zonën ndërmjet 2 bashkive Sarandë dhe Finiq, midis fshatrave Shelegar dhe Vromero është ndërtuar një zonë informale, banorët e së cilës janë regjstruar një pjesë si banorë të bashkisë Sarandë dhe pjesa tjetër si banorë të bashkisë Finiq. Pavarësisht se janë banorë të 2 bashkive të ndryshme, banorët kalojnë në të njëjtën rrugë dhe ndajnë hallin e përbashkët: mungesën e infrastrukturës dhe investimeve.

Problem kryesor i banorëve është rruga, por edhe energjia elektrike. Linjat e energjisë që furnizon fshatin janë tejet të amortizuara, ndërsa rrjeti elektrik në fshat ka mbetur ashtu siç është ndërtuar nga banorët me shtylla hekuri dhe përbën një kërcënim serioz për jetën e tyre.

Banorët shprehen se pushtetarët kujtohen për ekzistencën e tyre vetëm përgjatë fushatave elektorale, ku u premtohet se problemet e tyre do të zgjidhen, por pasi iu merret vota askush nuk pranon tu dëgjojë as ankesat.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta
Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.