Fshati Kostar në Finiq i izoluar prej 12 ditësh – Banorët: “Jemi pa bukë, bashkia nuk do t’ia dijë” – VIDEO

29/11/2518:18

Shperndaje:

Fshati Kostar në Finiq i izoluar prej 12 ditësh – Banorët: “Jemi pa bukë, bashkia nuk do t’ia dijë”

 

Fshati Kostar në bashkinë Finiq vijon të jetë i izoluar prej 12 ditësh, pasi rruga e vetme që e lidh me zonat e tjera është rrëshkitur si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Segmenti është bërë plotësisht i pakalueshëm, duke lënë dhjetëra banorë të bllokuar brenda fshatit.

 

Banorët tregojnë për Saranda Web se situata është bërë dramatike:

 

 

.

“Fshati është pa bukë. Prej ditësh askush nuk vjen të na ndihmojë. Bashkia nuk do t’ia dijë,” shprehen ata, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale.

 

Rrëshkitja e rrugës është shkaktuar nga volumi i lartë i reshjeve që kanë goditur gjithë zonën, ndërsa probleme të ngjashme janë raportuar edhe në fshatra të Delvinës, Konispolit dhe Finiqit. Shira të tillë kanë dëmtuar infrastrukturën rurale, duke izoluar banesa, dëmtuar rrugë dhe vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me ushqime.

 

Banorët e Kostarit kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë menjëherë për të hapur rrugën, pasi situata rrezikon të përkeqësohet, sidomos për të moshuarit dhe familjet me fëmijë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.