Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet

Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet më të mëdha të verës

 

Ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e verës në jug të vendit, ku më të goditurat rezultojnë bashkitë Delvinë, Finiq dhe Konispol. Të dhënat zyrtare zbulojnë një bilanc dramatik, me dëme të mëdha në banesa, ullishte, pyje dhe blegtori.

 

Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim

 

Në Delvinë, janë regjistruar 16 banesa të djegura, një kishë dhe 5 automjete të përpirë nga flakët. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu 1250 hektarë shkurre, 1250 hektarë kullota dhe kanë shkatërruar plot 69,965 rrënjë ullinj. Humbjet nuk kanë munguar as në blegtori, me 30 dele, 3 mushka, 45 hektarë pyje dhe 622 kosherë bletësh të zhdukur nga zjarri.

 

Në Finiq, dëmet janë po aq të mëdha: janë shkatërruar 17 banesa, një kishë dhe një stallë bagëtish, ndërsa flakët kanë dëmtuar 35 mijë rrënjë ullinj, 4 mijë vreshta dhe drurë frutorë, si dhe kanë shkaktuar humbjen e 9 gjedheve dhe 330 kosherëve të bletëve.

 

Edhe Konispoli nuk ka shpëtuar. Flakët kanë përfshirë 80 hektarë shkurre dhe 20 hektarë kullota, duke dëmtuar 1100 rrënjë ullinj, 100 drurë frutorë, si dhe duke shkaktuar humbjen e 10 deleve dhe 10 kosharëve bletësh.

 

Aktualisht ka përfunduar vetëm procesi i evidentimit të dëmeve, ndërsa data e fillimit të dëmshpërblimeve për familjet e prekura ende nuk është caktuar.

 

Megjithëse kryeministri ka premtuar dëmshpërblim për çdo humbje, mbetet e paqartë nëse ky premtim do të zbatohet plotësisht apo do të ndiqet VKM-ja e vitit 2012, e cila parashikon kompensim vetëm për banesat dhe pajisjet elektro-shtëpiake.

 

Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër çdo zhvillim mbi procesin e dëmshpërblimeve në zonat e prekura nga zjarret.

 

Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.