Evis Allushi: Po punojmë për hapjen 24 orë të doganës në Qafë Botë – VIDEO

Evis Allushi: Po punojmë për hapjen 24 orë të doganës në Qafë Botë. Në pikën kufitare të Qafë Botë është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare dhe greke, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe përmirësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve mes dy vendeve.

 

 

Lajmi është bërë i ditur nga Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, e cila ka njoftuar se në këtë takim morën pjesë deputeti Vasil Llajo, kryetari i Bashkisë Konispol Ergest Dule, nënprefekti Kristo Kiço, si dhe zëvendëskryeministri i Greqia së bashku me përfaqësues të lartë të institucioneve të zonave fqinje.

 

Sipas Allushit, gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me përmirësimin e funksionimit të pikës kufitare të Qafë Botës, rritjen e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e lehtësive për qytetarët që lëvizin çdo ditë mes dy vendeve, si për arsye familjare, ashtu edhe për biznes dhe turizëm.

 

Në fokus të takimit ishte edhe rëndësia që ka kjo pikë kufitare për ekonominë dhe zhvillimin e zonës jugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ku fluksi i lëvizjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë rritet ndjeshëm.

 

Prefektja e Qarkut Vlorë theksoi se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe bashkëpunues mes institucioneve shqiptare dhe greke përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve në të dy anët e kufirit dhe për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.