“Ethet” e primareve, nisin përplasjet e para në PD Sarandë

11/09/2416:36

Shperndaje:

Ethet” e primareve: Nisin përplasjet e para në PD Sarandë

 

Vendimi i Kryetarit të PD për të përcaktuar kandidatët për deputetë përmes primareve duket se ka ndezur garën paraprakisht edhe në degën e Sarandës. “Saranda Web” ka mësuar se pasditen e djeshme është zhvilluar një mbledhje e tensionuar në selinë e PD Sarandë, e cila ka precipituar në debate të ashpra. Shkak për këtë ka qenë procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të degës dhe propozimi për Sekretarin e ri politik.

 

Në qendër të konfliktit, sipas burimeve tona, kanë qenë deputetja Ina Zhupa dhe Kryetarja e PD Sarandë, Manjola Nikollo. Kjo e fundit e ka akuzuar Zhupën se nuk po mban pozicionin e saj si deputete, por po tenton të ndërhyjë në proceset organizative të degës, duke u bërë palë për të vendosur njerëz të besuar të saj në pozicione drejtuese.

 

Gjithçka lidhet me rivalitetin tashmë të njohur midis Zhupës dhe Nikollos për të qenë kandidate për deputete si përfaqësuese e Sarandës në listën e PD për Qarkun Vlorë. Pas zgjedhjes së dy nënkryetarëve, kryesia ka propozuar 9 kandidatë për Sekretar Politik, por ky numër u reduktua në 3. Deputetja Zhupa nuk pranoi kërkesën e një anëtareje të kryesisë që emri i saj të dërgohej si e propozuar në kryesinë e PDSH-së, pasi kjo e fundit vendos për përzgjedhjen përfundimtare.

 

Një tjetër situatë e tensionuar u krijua kur disa ish-anëtarë të kryesisë, të cilët kishin bashkuar forcat me Lulzim Bashën prej dy vitesh, tentuan të merrnin pjesë në mbledhje me të drejta të plota, bazuar në një udhëzim të fundit. Kryetarja Nikollo e mirëpriti këtë si një shenjë bashkimi të demokratëve, por hasi në kundërshtinë e Zhupës, e cila kërkoi që ata të pranohen në një moment të dytë.

 

Përplasjet mes deputetes Ina Zhupa dhe Kryetares Manjola Nikollo janë evidente prej muajsh në selinë e PD Sarandë. Rivaliteti i tyre ka prodhuar konflikte politike edhe brenda kryesisë së degës. Zhupa nuk e përkrahu Nikollon në zgjedhjet për Kryetare, por kjo e fundit arriti të fitonte. Megjithatë, pas kësaj, Zhupa ka ndërhyrë duke vendosur njerëz të besuar të saj në pozicione kyçe të degës, duke prishur harmoninë politike.

 

Situata është përkeqësuar së fundmi, pasi “ethet” e primareve kanë nisur dhe Ina Zhupa dhe Manjola Nikollo po luftojnë për të njëjtin vend, atë të deputetes së zonës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Përkujtohet 9 Tetori, 80-vjetori i çlirimit të qytetit të Sarandës – VIDEO
2025 me rregulla të reja: hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ Booking dhe Airbnb
Zënia e hapësirave të parkimeve nga bizneset e motorave me qira debat në Këshillin Bashkiak – VIDEO
Kompania Globe kërkon të punësojë në dyqanin e Sarandës Specialist/e Shitje
Rama bën për ujë të ftohtë kryetarët e bashkive: “Skandaloze që s’kanë bërë asnjë projekt për shërbimet sociale”
Rama i pakënaqur me kryebashkiakët: Niveli i ndërveprimit me qytetarët është shumë i ulët

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.