EMRAT – U arrestuan për vrasjen e Irakli Davellës: zbardhet identiteti i 2 shqiptarëve, 1 prej tyre nga Saranda

27/01/2518:31

Shperndaje:

EMRAT – U arrestuan për vrasjen e Irakli Davellës: zbardhet identiteti i 2 shqiptarëve, 1 prej tyre nga Saranda

 

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Edi Lulos alias Etmond Hysa, më 15 dhjetor 2024, në Thrakomakedones të Athinës. Arrestimi i tyre është bërë gjatë një operacioni të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku raportohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri.

 

Atentati mafioz: Në shënjestër 2 persona nga Saranda

 

Të arrestuarit janë Jenis Tulja, 44 vjeç, nga Tirana, dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, nga Saranda. Ata janë identifikuar përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, të cilat dokumentuan lëvizjen e mjetit nga ku u krye sulmi me armë zjarri.

 

Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit nuk kanë pasur asnjë lidhje me viktimat, çka bën që autoritetet greke të dyshojnë se ata janë vrasës me pagesë.

Në 15 dhjetor 2024, pasi kanë hapur zjarr në Thermomakedonon ndaj 47-vjeçarit Irakli Davella dhe 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet “Renault” Kadjar të cilit i kishin vendosur targa false. Pas vrasjes mjetin e kanë parkuar në një park në Nea Smyrni. Policia ka zbuluar mjetin dhe e ka mbajtur në mbikëqyrje.

Disa ditë më pas, dy persona janë afruar dhe kanë ndërruar targat e mjetit si dhe kanë lyer me klor kabinën e mjetit. Gjatë kohës që kanë qenë nën vëzhgim nga policia, njëri nga dy të dyshuarit ka udhëtuar 5 herë drejt Shqipërisë.

 

Të tjera detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.