Emocionojnë dy motrat me aftësi të kufizuara: Na duket sikur jemi në parajsë

14/02/2113:35

Shperndaje:


Pas publikimit në Saranda Web dhe Report Tv të rastit të motrave Alkmina dhe Kristina Zhulati nga Saranda më aftësi të kufizuara, të cilat jetonin në kushte shumë të rënda higjeno-sanitare dhe angazhimit të biznesmenit Agron Myrtaj dhe marrë personalisht nga kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, gjendja e tyre është ndryshuar dhe përmirësuar ndjeshëm.
Shtëpia e 2 motrave është pastruar nga një punonjëse e vendosur nga Agron Myrtaj, i cili ka vendosur edhe detergjentët për pastrimin dhe 2 persona të caktuar nga bashkia Sarandë, të cilët kanë kryer edhe lyerjen e shtëpisë.
Pavarësisht se puna nuk ka përfunduar, Alkina shprehet se tani jetojnë si në parajsë.
"Shumë mirë ndodhem, sikur jam në parajsë, shtëpia është shumë mirë", tha Alkina.

VIDEO

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

Nga ana e bashkisë Sarandë është marrë angazhimi edhe për mobilimin e ambienteve të shtëpisë, deklaratë që kryebashkiaku Gurma e bëri gjatë një interviste në Report Tv. Gurma tha se për 2 motrat tashmë është gjetur një çift që do të kujdeset për to, kundrejt një pagese të caktuar nga bashkia Sarandë


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.