Emisioni Boom: Ja si u trajtuan pushuesit në plazhet e Sarandës

04/09/1718:00

Shperndaje:


Emisioni investigativ “BOOM” çeli sezonin e ri mbrëmjen e sotme në RTV Ora News. Puntata e parë erdhi me një denoncim rreth mënyrës skandaloze sesi u trajtuan pushuesit në plazhet e jugut të vendit përgjatë këtij sezoni turistik. “BOOM” solli me zë dhe figurë abuzimet me hapësirat publike në këto plazhe, abuzimet me çmimet por edhe kushtet skandaloze në të cilat tregtohen ushqimet që shiten nga ambulantët për pushuesit.
Doni të dini si janë pushimet në Shqipëri për njerëzit e thjeshtë. Sidomos ato në jug. Përveç plazheve private, të cilat nënkuptojnë hapësira të dhëna me qira për zhvillimin e aktivitetit, shteti duhet të garantojë për qytetarët edhe hapësira për plazhe publike.
Në vitin 2014 doli një vendim që thuhej në çdo plazh 20% do jetë plazh publik.Gjithashtu në çdo VKM thuhet se është pushteti vendor është ai që jep lejet për dhënien me qira të plazheve për privatët dhe kontrollon gjithashtu dhe plotësimin e kritereve nga qiramarrësit.
Por në Sarandë dhe Ksamil, vendet më të bukura dhe më të pastra për plazh, i kanë zënë të gjitha privatët, por edhe pjesën brenda në Sarandë, tek shëtitorja, që kishte tabela dhe shkruhej plazh publik, e kishte zënë vetë Bashkia e Sarandës, e cila kishte vendosur çadra e shezllonë dhe kërkonte nga qytetarët 300 lekë të reja për të pushuar aty.
Absurdi ishte se tabelat lexonin plazh publik, por nuk kishte vend për të vënë një çadër, e gjithë hapësira ishte e zënë. Ndërkohë Bashkia kishte vendosur dhe një  punonjës për të mbledhur taksën, i cili na tha se ishte plazh publik vetëm në fillim, pastaj çadrat dhe shezllonët  i kishte vënë Bashkia në të gjithë vijën bregdetare pranë shëtitores, por që edhe ato ishin të gjitha të zëna dhe nuk kishte asnjë vend të lirë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.