
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Në fshatin Kopaçez të Delvinës, dhimbja ka pllakosur. Familja Dhimaku po përjeton një tragjedi të dyfishtë, pasi dy vajzat e shtëpisë, Elvisa, 22 vjeçe, dhe Rezina, 20 vjeçe, studente të Mjekësisë, humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Delvinë–Sarandë.
Në banesën e thjeshtë ku është ngritur morti, dhimbja është e papërshkrueshme. Familjarë, të afërm dhe bashkëfshatarë presin ngushëllime, ndërsa askush nuk mund ta besojë fatkeqësinë që u shkaktoi një drejtues i dehur automjeti.
Sakrifica për shpresën e vëllait 8-vjeçar
Dy motrat, përveç studimeve në Tiranë, punonin në Sarandë gjatë verës për të ndihmuar familjen dhe sidomos për të mbuluar shpenzimet e kurimit të vëllait të tyre vetëm 8 vjeç, i diagnostikuar prej tre vitesh me leucemi.
Me të ardhurat e kufizuara të kryefamiljarit që merret me blegtori dhe përkushtimin e nënës që kujdesej ditë e natë për djalin e sëmurë, Elvisa dhe Rezina morën mbi supe barrën e sakrificës. Punonin në dy vende pune, ndërsa mbrëmjeve shisnin misra e produkte fshati në Sarandë, në një përpjekje të dëshpëruar për të grumbulluar para.
Dy vajzat kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer për pak kohë në shtëpi për t’u çlodhur. Vetëm 30 minuta më pas, ato u nisën sërish drejt Sarandës për të shitur misra në Sarandë.
Por, gjarë rrugës, Kevi Norra, 24 vjeç, punonjës i Ministrisë së Brendshme, i dehur në timon dhe duke kryer një parakalim të gabuar, u përplas me automjetin ku ndodheshin vajzat, duke ua marrë jetën në vend.
Lotë e dëshpërim në familjen Dhimaku
Shahide, halla e vajzave, mes lotësh kujton sakrificat e tyre:
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. Dy çupat ikën, nuk kthehen më. Punonin dy punë për vëllain, që të shërohej. Në mbrëmje pushuan pak dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi…”
Familja ende nuk ka gjetur forcën për t’i treguar djalit të vogël për humbjen e dy motrave Elvisa dhe Rezina Dhimaku. Ai është larguar përkohësisht nga shtëpia, ndërsa të afërmit bëjnë thirrje për ndihmë që të mundësohet shtrimi i tij në një spital të specializuar.
“Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to. Po ta marrë vesh, gjendja e tij do përkeqësohet. Sadopak kërkojmë ndihmë për ta shpëtuar”, shton halla.
Edhe xhaxhai i vajzave, Vasil Dhimaku, që jeton në emigrim, rrëfen mes dhimbjes:
“Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt. Djali është 8 vjeç, ka sëmundje gjaku dhe ka 3 vjet që lufton. Kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi, por tani kërkojmë ndihmë që të shpëtojë.”
Në fshatin Kopaçez, askush nuk gjen dot fjalë. Babai i vajzave merret me blegtori, ndërsa nëna nuk ndahet nga shtrati i djalit të sëmurë.
“Dy yje, dy vajza, 22 dhe 20 vjeçe, të dyja studente. Prindërit punëtorë, punonin ditë e natë që t’i shkollojnë. Zoti të na ndihmojë për djalin”, thotë daja i tyre, Servet Dervishi.
Dy motrat u përcollën për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve, ndërsa në vendin e aksidentit, të afërmit vendosën lule të bardha dhe të kuqe – një kujtim i përjetshëm për jetët e shuara tragjikisht.
Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Në mes të kësaj fatkeqësie, familja Dhimaku bën një apel të dëshpëruar për ndihmë. Tani shpresa e vetme ka mbetur jeta e djalit 8-vjeçar, i cili vuan nga leucemia dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.
Çdo ndihmë nga zemrat e shqiptarëve do të ishte një dritë shprese në errësirën që ka pllakosur këtë familje.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
26/08/2519:03

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
26/08/2519:03

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
26/08/2519:03

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
26/08/2519:03

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
26/08/2519:03
