Eksod masiv në Santorini, sizmologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten!

04/02/2519:35

Shperndaje:

Alarm në Santorini: Eksod masiv mes frikës nga një tërmet më i madh

 

Ishulli i Santorinit po përballet me një situatë të tensionuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe turistëve. Në vetëm pak ditë, më shumë se 11,000 persona janë larguar nga ishulli, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se fenomeni mund të përshkallëzohet.

 

Eksod masiv në Santorini, sizmologu jep alarmin Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten!

 

Sipas të dhënave, rreth 7,000 persona dhe mbi 1,200 automjete janë larguar me anije, ndërsa më shumë se 4,000 të tjerë kanë zgjedhur transportin ajror për të braktisur zonën e rrezikut. Ndërkohë, autoritetet dhe shkencëtarët po monitorojnë nga afër zhvillimet, teksa analizat e deritanishme tregojnë një rritje të intensitetit të tërmeteve.

 

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos e cilëson situatën si një moment kyç, duke deklaruar: “Jemi në një udhëkryq kritik. Lëkundjet po bëhen më të fuqishme, nga 3.6 në 5 të shkallës Rihter brenda pak ditësh, çka tregon se kemi të bëjmë me një sekuencë parasizmike.”

 

 

Përveç rrezikut të një tërmeti më të fuqishëm, disa ekspertë po analizojnë mundësinë e një aktiviteti vullkanik në Santorini, një ishull që ka një histori shpërthimesh vullkanike katastrofike. Takime të përditshme mes ekspertëve po zhvillohen për të vlerësuar situatën dhe për të dhënë udhëzime mbi hapat e mëtejshëm.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjendet i varur në pemë në Igumenicë një banor i zonës së Sarandës
Njoftim punësimi për Ekonomiste Finance, Sistemues Raftesh dhe Shpërndarës Porosish
NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL ARI SARANDË
Fillojnë punimet për riparimin e problemeve edhe në rrugën Onhezmi – VIDEO
Kisha e Shën Mërisë në Malçan: Një Thesar i Trashëgimisë Kulturore
Butrinti mposhtet nga Oriku, Delvina merr një barazim me shumë gola ndaj Devollit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.