Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje

14/01/2621:20

Shperndaje:

Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje

 

Është e papranueshme që, nën justifikime burokratike dhe procedura të paqarta përmes sistemit e-Albania, dy fëmijë të mitur të mbeten gjashtë muaj pa shkollëqytetin e Sarandës.

 

Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje urgjente Është e papranueshme që, nën justifikime burokratike dhe procedura të paqarta përmes sistemit e-Albania, dy fëmijë të mitur të mbeten gjashtë muaj pa shkollë në qytetin e Sarandës.

 

Një prind, banor i Rrugës 5 në Sarandë, i është drejtuar Saranda Web duke denoncuar një situatë shqetësuese, ku dy fëmijët e tij – një nxënës i klasës së dytë dhe një nxënëse e klasës së tetë – nuk janë regjistruar ende në asnjë institucion arsimor, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme.

 

Sipas prindit, aplikimi për regjistrimin e fëmijëve është kryer që në fillim të vitit shkollor përmes e-Albania, siç i është kërkuar nga institucionet, por deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai shprehet se prej një viti jeton në Sarandë dhe është paraqitur personalisht edhe pranë shkollës “Adem Sheme”, por fëmijët vazhdojnë të mos pranohen.

 

Vetëm një javë më parë, drejtori i shkollës i ka komunikuar sërish që fëmijët duhet të regjistrohen në Borsh, me arsyetimin se familja ka jetuar atje më parë, ndonëse aktualisht banon në Sarandë.

Në këtë situatë, dy fëmijë të mitur po privohen nga e drejta themelore për arsim, pa asnjë zgjidhje konkrete dhe pa asnjë përgjegjësi të qartë institucionale.

 

Saranda Web e konsideron këtë rast alarmant dhe i bën thirrje urgjente drejtorisë së shkollës, Zyrës Arsimore Sarandë, Drejtorisë Vendore Arsimore Fier, Ministrisë së Arsimit dhe çdo autoriteti përgjegjës që të ndërhyjë menjëherë për rikthimin e këtyre dy fëmijëve në bankat e shkollës.

Pa fëmijë nuk ka shkollë dhe pa shkollë nuk ka të ardhme.

 

Pas publikimit në Saranda Web, dy fëmijët rikthehen pas 6 muajsh në bankat e shkollës

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ADELE Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale
Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë
Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Ardit Bido në Parlament: Tatzati, Varfaj, Vërva, Dishati, Lefterohori e Kakodhiqi duhet të lidhen me rrugë për banorët & turizmin
Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.