Drejtuesit e PD takim me demokratët në Sarandë/ Denonconi, mos heshtni ndaj abuzimeve


Disa nga drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm i saj Gazment Bardhi dhe Sahit Dollapi, Albana Vokshi, Ervin Minarolli, Fatbardh Kadilli kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese të Degës së PD Sarandë. Temë kryesore e takimit ka qenë mobilizimi i strukturave të kësaj dege në aksionin opozitar.

Drejtuesit e qendrës së PD kanë kërkuar në këtë takim aksione dhe denoncime konkrete të cdo rasti abuzimi nga ana e  pushtetit qëndror dhe lokal në Sarandë.
Ky takim erdhi pas ankesave të shumta të bazës së demokratëve dhe aktivistë të kësaj force politike drejtuar qendrës me pretendimin se Dega e PD Sarandë hesht për gjithçka ndodh në qytet.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë