

Drejtori i Kufirit të Gjirokastrës: Presim njoftim pozitiv nga pala greke për të vijuar punën


Një situatë e paqartë është krijuar ditën e sotme në Kakavijë, ku ishte njoftuar se kuota prej 750 personash që lejohen të kalojnë kufirin në ditë do të hynte në fuqi nga nesër, 17 gusht, por duket se ajo është zbatuar që sot.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtori i Kufirit, Arben Joco, i cili tha pas 5 orësh punësh, është arritur në limitin e numrin 750, dhe pritet një përgjigje nga pala greke se si do të vijojë punën.
“Shqiptarët që janë të interesuar për të udhëtuar drejt Greqisë që nga dita e nesërme në shtetin Grek do të kalojnë ata që janë testin dhe duke plotësuar formularin e udhëtimit. Nga pala greke është vendosur edhe një numër limit, 750 persona, të cilët duhet t përmbushin kriteret dhe këto kritere do të vijojnë deri në një njoftim të dytë.
E njëjta gjë bëhet edhe në Kapshticë, nëse këtu numri është 750, aty është 300 persona dhe aktualisht aty është pezulluar kalimi, duke pritur një njoftim të dytë. Deri tani po vazhdojnë të punojnë normalisht, presim njoftim nga pala greke si do të vijohet puna.
Aktualisht jemi në limitet e numrit, por nuk kemi një njoftim për mbyllje, shpresojmë që të marrim një njoftim pozitiv.
Ne kemi të drejtë t’i sqarojmë kërkesat e palës greke, pala greke thotë nga dita e nesërme nuk do të lejohet asnjë shqiptar rezident pa pasur testin COVID. Deri tani jemi në limitet, jemi rreth 700, deri tani.
Puna vijon, se ka shtetas atje, kjo është praktika, ato që janë atje kalojnë, jo problem policor po ato shëndetësor, ne presim që të jemi si do të vendoset, do të vijojnë apo jo.
Numri prej 750 dhe testi COVID, ka qenë për datën 17 gusht, ne nuk kemi lajm të konfirmuar, presim si do të ecë”, tha Joco në prononcimin për mediat.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
16/08/2010:00

ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO
16/08/2010:00

Butrinti fiton ndaj Memaliaj, Delvina ndaj Albpetrol – VIDEO
16/08/2010:00

Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia
16/08/2010:00

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
16/08/2010:00

XHELATERI SWEESH KËRKON STAF PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
16/08/2010:00

Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme”
16/08/2010:00

Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria
16/08/2010:00

Kërkohen punonjës për sezonin Prill – Tetor 2023 në restorant-piceri në qendër të Sarandës
16/08/2010:00

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)
16/08/2010:00







Rezervime

Apartament Ionian Saranda Sea
16/08/2010:00

Apartamenti 6 – Vila Stupende
16/08/2010:00

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
16/08/2010:00

Apartament Ksamil 1+1
16/08/2010:00

River & Sea Side Apartament
16/08/2010:00
Suvenire

Suvenire nga Saranda
16/08/2010:00

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
16/08/2010:00

Suvenire nga Saranda
16/08/2010:00

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
16/08/2010:00

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
16/08/2010:00




