DPSHTRR njofton: Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri

15/01/2619:10

Shperndaje:

 DPSHTRR njofton – Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri

 

Pagesa e taksës së automjeteve mund të kryhet tashmë plotësisht online, përmes platformës e-Albania, duke përdorur çdo kartë bankare krediti apo debiti. Shërbimi i ri u vë në dispozicion të qytetarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila njofton se procedura realizohet në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportele.

 

DPSHTRR njofton - Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri

 

Sipas DPSHTRR-së, pagesa mund të kryhet lehtësisht nga telefoni apo kompjuteri, duke shmangur radhët, pritjet dhe udhëtimet e panevojshme. Ky shërbim digjital përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe synon të thjeshtojë proceset administrative për qytetarët.

 

Nga ky shërbim përfitojnë rreth 770 mijë zotërues automjetesh, me përfitime konkrete të përkthyera në kursim kohe dhe kostosh. Sipas të dhënave zyrtare, kalimi në pagesë online ka sjellë:

 

 – rreth 282.9 milionë lekë të kursyera, falë eliminimit të paraqitjes fizike në sportelet e shërbimit;

 – mbi 56 mijë ditë pune të fituara, duke shmangur pritjet dhe udhëtimet;

 – rreth 23 milionë kilometra rrugë të papërshkuara, nga evitimi i udhëtimeve vajtje-ardhje;

 – mbi 1.6 milionë litra karburant të kursyera, me ndikim pozitiv ekonomik dhe mjedisor.

 

Shërbimi është rezultat i bashkëpunimit mes DPSHTRR-së, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe sektorit bankar, me synimin për të zgjeruar gamën e shërbimeve digjitale dhe për të përmirësuar përvojën e qytetarëve.

 

DPSHTRR thekson se objektivi mbetet ofrimi i shërbimeve publike më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve, duke reduktuar burokracinë, kostot dhe kohën e humbur.

Për më shumë informacion mbi këtë shërbim, qytetarët mund të vizitojnë platformën e-Albania.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Një kandidat: PD Sarandë mobilizohet për pjesëmarrje masive në votimin për Berishën
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Guide turistike në Sarandë
Peshkatarët në Limion heshtin nga frika: Këta urdhërojnë edhe peshkun të mos futet në rrjetën e atij që ankohet
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë
EAGLE LAND VACATIONS në Sarandë kërkon të punësojë 3 punonjës/e për shitje
Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.