DOSJA 339/Krimet e Rënda: Një OPGJ shfleton dosjet e krimit në Sarandë


Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela doli për herë të parë në një deklaratë për mediat ku dha detaje për procedimin penal numër “339”, dosjen e shumëpërfolur, nisur si hetim për një grup kriminal të trafikut të heroinës që më tej gjatë përgjimeve doli edhe përfshirja e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe disa zyrtarëve të tjerë, me dyshimin për shit-blerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Prela tha se ka zgjedhur të heshtë deri në këto momente, pasi “një prokuror i mirë flet përmes vendimeve dhe akteve juridike”.
Duke e cilësuar dosjen më të madhe që është hetuar ndonjëherë në historinë e prokurorisë shqiptare, drejtuesja e Krimeve të Rënda zbuloi se në total janë 74 persona në hetim, dhe ky numër pritet të rritet.
Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019.
Nga prokurorët e çështjes janë regjistruar emrat e 40 subjekteve, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ndryshme, të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimit të produktve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, “Falsifikimi i dokumenteve”, “ Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, etj të kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe vepra penale të tjera.
Sot dosja është në duart e Vladimir Marës dhe Dritan Prençi dhe me 11 oficerë të Policisë Gjyqësore të cilëve u janë caktuar detyrat përkatëse nga prokurorët, duke parë dhe rëndësinë e intensitetit dhe shtrirjes territoriale të veprimeve në rrethe te ndryshme, si Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Sarandë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.