Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës

10/09/2515:30

Shperndaje:

Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës

 

Pas protestës tre-ditore të prindërve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë, drejtoria është tërhequr nga vendimi fillestar për të bashkuar dy klasat e 8-ta në një të vetme me 38 nxënës.

 

Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës

 

Pas takimeve dhe diskutimeve të zhvilluara sot, është vendosur që të krijohen tre klasa me nga 32 nxënës secila, duke shmangur kështu situatën e papranueshme të një klase të mbingarkuar.

 

Megjithatë, një tjetër shqetësim ka lindur mes qytetarëve: heshtja e opozitës lokale. Pavarësisht protestave të prindërve dhe nxënësve, opozita në Sarandë nuk reagoi, sikur në qytet të mos kishte ndodhur asgjë.

Ky qëndrim, sipas shumë prindërve dhe qytetarëve, forcon bindjen se opozita në Sarandë është kthyer në shërbëtore të pushtetit, duke votuar në Këshillin Bashkiak çdo propozim të mazhorancës, edhe kur bie ndesh me interesin publik. Shembuj të tillë janë përmendur votimi për eko-kampusin dhe parku fotovoltaik, ku interesat e qytetarëve u injoruan.

 

Prindërit e “Adem Sheme” e quajnë këtë fitore të pjesshme, duke theksuar se do të jenë gjithmonë në mbrojtje të fëmijëve dhe të drejtës për arsim cilësor, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga politika lokale.

 

Protesta në “Adem Sheme” tregoi edhe një herë se ndryshimi nuk vjen nga politikanët që heshtin, por nga qytetarët që ngrihen dhe kërkojnë me këmbëngulje të drejtat e tyre.

 

Mësuesit tentojnë të thyejnë protestën, futën 4 nxënës dhe filluan mësimin – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta
Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes
Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO
Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.