Dorëzohen bizneset, tenderat e Bashkisë Sarandë me 1 konkurent dhe 99%


Javët e fundit në tenderat e Bashkisë Sarandë po vihet re një fenomen i veçantë: Tenderat zhvillohen me vetëm 1 konkurent dhe me oferta gati 99% të fondit limit.
Ende nuk është e qartë arsyeja përse në tenderat e Bashkisë Sarandë nuk ka konkurencë dhe nëse kjo vjen nga “parapërgatitja e dokumentacionit” për të mos hyrë asnjë kompani tjetër përveç kompanisë së paracaktuar si fituese, por këtë mund ta zbulojë vetëm Autoriteti i Konkurencës.
Ajo që është shqetësuese, përveç mbylljes së hapësirave për konkurencë, ëashtë se mungesa e konkurencës në tendera dhe shpallja e fituesve të paracaktuar sjell edhe dëm tek cdo qytetar, pasi paratë e kursyera nga konkurenca në tendera mund të përdoreshin për problemet në lagjen dhe rrugën e tyre, probleme për të cilat banorëve u thuhet se “s`kemi fonde”
Më poshtë po sjellim një listë të këtyre tenderave:

Tenderi Rruge te brendshme, lirim sheshesh dhe kende lojrash
Fondi limit 40 milionë lekë 
Kompania e vetme në tender “JODY-KOMPANY” SHPK me ofertë 39.400.000 lekë 

Tenderi Rikualifikim trotuari te kryqëzimin i Rr. Mithat Hoxha me Rr. Jonianët
Fondi limit 25 milionë lekë
Kompania e vetme në tender “ED KONSTRUKSION” SHPK me ofertë 24 milionë lekë

Tenderi Rehabilitimi i shëtitores në Ksamil
Fondi limit 47.762.400 milionë
Kompania e vetme në tender “A-91” SHPK me ofertë 45.852.000 lekë

Tenderi Blerje lodra per kënde lojrash
Fondi limit 25 milionë lekë
Kompania e vetme në tender “LUAR Bros” SHPK me ofertë 24.602.400 lekë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetararëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë
Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon Sanitare
Lexoni më shumë
3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.