Dorëheqje nga Partia Demokratike: Akuza për Manipulim në Primaret e Sarandës

Dorëheqje nga Partia Demokratike: Akuza për Manipulim në Primaret e Sarandës

 

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim dhe parregullsi në procesin e primareve. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si është organizuar votimi, duke theksuar se nuk e ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve, pavarësisht se ka qenë prej kohësh pjesë e PD-së dhe ka votuar më parë në procese të tjera zgjedhore.

 

Dorëheqje nga Partia Demokratike Akuza për Manipulim në Primaret e Sarandës

 

“Sot bëj dorëheqje nga Partia Demokratike! Zgjedhjet e primareve në Sarandë janë kthyer në dallaver e manipulim! Kam qenë anëtar për kaq kohë dhe kam votuar disa herë, pse sot nuk ishte emri im në listën e votuesve? Si puna ime kishte dhe disa të tjerë! Pse bëhen këto primare? Fallco, apo të fitojë kush e meriton?” – shprehet ai.

 

I zhgënjyer nga ky proces, ai deklaron se në zgjedhjet e 11 majit do të votojë sipas bindjes së tij personale dhe jo sipas udhëzimeve të partisë. Ai shtron pyetjen nëse anëtarët e thjeshtë të PD-së trajtohen si “mish për top” dhe nëse kjo qasje do të vazhdojë edhe nëse partia kthehet në pushtet.

 

Në fund të deklaratës, ai bën thirrje që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të marrë në konsideratë këto shqetësime, duke theksuar se “lufta brenda llojit është më e keqe se ajo me kundërshtarët politikë”.

 

Ky reagim ngre pikëpyetje mbi transparencën e procesit të primareve në Sarandë dhe mbi mënyrën se si po organizohet gara brenda Partisë Demokratike.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.