Dikush duhet të marri përgjegjësinë

16/12/1713:25

Shperndaje:


 

Sa herë në Sarandë bie shi, del në dritë një problem që ka të bëjë me kanalizimet e ujrave të zeza. Ujrat e zeza shpërthejnë nga të gjitha anët duke kaluar sa nëpër rrugë dhe duke u derdhur nëpërmjet kanalizimeve të ujrave të bardha në det.
Në qytetin e Sarandës në pranverën e 2017 përundoi një investim i Bankës Botërore, investim që do të jepte zgjidhje përfundimtare për këto probleme. Biznesi dhe qytetarët e pranuan me dhimbje sakrificën e rrugëve të bllokuara, pluhurit dhe baltës nga punimet e tejzgjatura të irmës së ndërtimit.
Por sot jemi përballë një situate ku i gjithë ky investim është zeruar, pasi ujrat e zeza vazhdojnë të përhapen gjithandej sa herë bie shi.
KLSH në muajin maj dorëzoi në Prokurorinë e Sarandës një kallëzim penal për abuzime dhe dëm ekonomik prej aër 1 milion euro për disa zyrtarë të lartë të bashkisë Sarandë.
Por prokuroia e Sarandës i pushoi këtë hetime me argumentin që nuk ka patur abuzime, ndërkohë që KLSH e ka apeluar këtë vendim të prokurorisë së Sarandës në gjykatën e Sarandës.
E ndërsa kjo cështje ligjore nuk dihet si do të zgjidhet, qytetarëve u mbetet të mbajnë hundët me dorë sa herë bie shi


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier/e, Nd. Kamarier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.