Digjet shtëpia e aktorit sarandiot, e dyta shtëpi e djegur brenda javës


Djegia e dytë e banesës brenda javës u shënua mbrëmë në lagjen nr. 3 në Sarandë. Banesa e djegur plotësisht nga flakët i përkiste aktorit Haki Spaho. Megjithëse zjarrfikset u gjendën në kohë në vendngjarje, ata nuk arritën të shpëtonin banesën nga djegia, përveçse arritën që flakët e zjarrit të mos digjnin banesa të tjera në katet e sipërme.
Për të dyja rastet e zjarrit shkak ka qenë amortizimi i rrjetit elektrik.
Zjarri i 1 jave më parë dogji plotësisht një banesë ku jetonte me qera një familje prej 5 anëtarësh, mes tyre 3 fëmijë të mitur. Megjithë apelin e bërë nëpërmjet Saranda Web, Bashkia Sarandë nuk ofroi absolutisht asnjë ndihmë te kjo familje, e mbetur mes 4 rrugëve, pa strehë, pa ushqim dhe pa veshmbathje, pasi gjithçka ata kishin, u përpinë nga flakët e zjarrit.
Edhe në rastin e djegies së banesës së aktorit Haki Spaho nuk pritet që bashkia Sarandë të ofrojë ndonjë ndihmë, pasi lekët e bashkisë janë të destinuara për  gaztorët e Portokallisë, këngëtaret e zhveshura dhe buste.screenshot_1 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetararëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë
Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon Sanitare
Lexoni më shumë
3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.