Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli

Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli

Pas dy ditësh ankthi dhe kërkimesh të pandërprera, mesditën e sotme është gjetur i pajetë 91-vjeçari Spiro Guveli, banor i fshatit Dhivër.

 

Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë 91-vjeçari Spiro Guveli

 

I moshuari kishte humbur kontaktet me familjarët dhe fqinjët që prej datës 9 shkurt. Në fshat ai njihej si një njeri i qetë, që rrallë largohej nga shtëpia. Pikërisht mungesa e tij e pazakontë ngriti alarmin tek banorët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

 

Menjëherë pas sinjalizimit, nisi operacioni i kërkim-shpëtimit nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Finiq, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës. Pas dy ditësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i të moshuarit u gjet në përroin e fshatit.

 

Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale nga eksperti i policisë, ndërsa më pas shërbimi zjarrfikës bëri transportimin e trupit deri në rrugë, për t’u dërguar me ambulancë drejt vijimit të procedurave të mëtejshme.

 

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se vdekja mund të ketë qenë natyrale, ndërsa fakti që 91-vjeçari kishte qëndruar për dy ditë jashtë mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Largimi i Spiro Guvelit ka trishtuar banorët e Dhivrit, ku ai kishte kaluar gjithë jetën e tij. Një tjetër histori vetmie që mbyllet në heshtje, duke lënë pas dhimbje dhe kujtime.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.