Deputetja Ina Zhupa reagon pas protestës te Hipoteka: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!

Deputetja Ina Zhupa denoncon vjedhjet strategjike në Manastir: “Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!”

Sarandë – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një tjetër akt grabitjeje të pronave të qytetarëve në emër të “investimeve strategjike”. Sipas saj, banorët e Manastirit, mbi plazhin Pasqyra, rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë një projekti që favorizon një investitor të madh.

Deputetja Ina Zhupa reagon pas protestës Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!

“Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike,” – është shprehur Zhupa.

Banorët e prekur nga ky vendim kanë protestuar sot në Sarandë, por asnjë institucion nuk ka reaguar. Sipas tyre, ata po kërcënohen për të braktisur banesat e tyre, ndërkohë që shteti hesht përballë padrejtësisë që po u bëhet.

“Është vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve, t’i rrafshosh, me qëllimin për t’ia dorëzuar një investitori strategjik.” – ka vijuar deputetja demokrate, duke akuzuar ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, se me miratimin e këtyre projekteve po dëmton banorët e zonave bregdetare.

Zhupa ka siguruar qytetarët se do të vijojë të denoncojë këtë fenomen dhe do të qëndrojë në mbështetje të tyre në betejën për të mbrojtur pronat e tyre nga ajo që ajo e cilëson si “ligji për vjedhjet strategjike”.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë zhvillimet mbi këtë çështje.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.