Deputetja Ina Zhupa reagon pas protestës te Hipoteka: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!

19/02/2516:33

Shperndaje:

Deputetja Ina Zhupa denoncon vjedhjet strategjike në Manastir: “Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!”

Sarandë – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një tjetër akt grabitjeje të pronave të qytetarëve në emër të “investimeve strategjike”. Sipas saj, banorët e Manastirit, mbi plazhin Pasqyra, rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë një projekti që favorizon një investitor të madh.

Deputetja Ina Zhupa reagon pas protestës Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!

Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike,” – është shprehur Zhupa.

Banorët e prekur nga ky vendim kanë protestuar sot në Sarandë, por asnjë institucion nuk ka reaguar. Sipas tyre, ata po kërcënohen për të braktisur banesat e tyre, ndërkohë që shteti hesht përballë padrejtësisë që po u bëhet.

Është vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve, t’i rrafshosh, me qëllimin për t’ia dorëzuar një investitori strategjik.” – ka vijuar deputetja demokrate, duke akuzuar ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, se me miratimin e këtyre projekteve po dëmton banorët e zonave bregdetare.

Zhupa ka siguruar qytetarët se do të vijojë të denoncojë këtë fenomen dhe do të qëndrojë në mbështetje të tyre në betejën për të mbrojtur pronat e tyre nga ajo që ajo e cilëson si “ligji për vjedhjet strategjike”.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë zhvillimet mbi këtë çështje.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.