Denoncimi te Berisha: Edvin Hajduti po jep me PPP edhe Butrintin

13/10/199:31

Shperndaje:


Ish kryeministri Berisha ka publikuar nje denoncim per aferen e dhenies me koncension te qytetit antik te Butrintit.

O burra po ikim, po te vjedhim sa me shume!
Edvin Hajduti po jep edhe Butrintin PPP!
Denoncohet akti i fundit korruptiv i Edvin Hajdutit.
Dhenia me PPP e Butrinit! sb

“Pershendetje
Nje tjeter PPP po pergatitet, por kjo eshte e pa imagjinueshme, pasi behet fjale per qytetin antik te Butrintit. Ate qe nuk e beri asnje pushtues, po pergatitet ta beje qeveria Rama
Dhenia me koncesion e Parkut Kombetar te Butrintit eshte akti i fundit i shitjes se identitetit dhe vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri.
Cdo veprim per ta paraqitur si konsulte publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte ne Korfuz, ku jane takuar kater shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per “shitjen” e Butrintit”, shkruan ish kryeministri Berisha.

Për dhënien e Butrintit me Koncension Pamfleti shkruan se “Skema për gllabërimin e Parkut-Butrint vazhdon të konkretizohet me miratimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, për të lejuar tjetësimin e Parkut Butrint, në zonë me ndërtime objektesh biznesi, argëtimi e banimi 4-5 kate resorte strukturë beton-druri për 99-vjet; 100% siç e ka sajuar kryeministri Rama, në ortakëri me dyshen e oligarkëve trafikantëve të kokainës Ulaj-Fusha dhe 1 ruso-italian lojërash fati.

UNESCO, duhet ta ndal këtë çmenduri të kryeministrit shqiptar dhe bandës së tij mafioze; sepse ata do ta masakrojnë dhe perlën “Butrint”, me pallate, vila, qebaptore, tregje, kulla, hotele, “PUB”-e, motele, lavazhe, parkinge e “hareme” kokaine; siç masakruan qendrën e Durrësit, parqet natyrore bregdetare në Golem, Pogradec-Drilon-Tushemishtit, Divjakë, Patok, Velipojë, Borsh, Himarë e Lalz dhe, siç po zhdukin qendrat historike-kulturore të Tiranës, Beratit, Shkodrës, Vlorës, Korçës, Elbasanit

NËSE, as në këtë aventurë të kryeministrit Rama, që synon të grabisë e shkatërrojë edhe krye-vlerën kombëtare të klasit botëror; nuk do ta ndal UNESCO; atëherë, duhet ta ndalin shqiptarët; duke reaguar, siç reagohet ndaj çdo bande grabitësish”, shkruan Pamfleti.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.