Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha: S`më keni njohur mirë, nuk dorëzohem

Ndodhi pikërisht ajo që pritej: Lulzim Basha nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve parlamentare dhe faktin se e ka lënë Partinë Demokratike edhe katër vite në opozitë.
Basha ka deklaruar se do të “luftojë deri në fitore”, duke nënkuptuar se do të vijojë të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike.

Ai rreshtoi disa arsye, sipas të cilave kanë çuar në humbjen e zgjedhjeve, si ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, përdorimi i parave të koncesioneve, përdorimi i të dhënave private të qytetarëve, etj, fakte këto që Lulzim Basha nuk i ka përmendur fare në fushatë dhe i pranoi, duke i legjitimuar zgjedhjet.
“Ne sollën një arritje të madhe dhe të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë.
Ne do ta vazhdojmë betejën me të gjithë fuqinë tonë, me gjithçka, për demokracinë, do të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.
Po u dorëzuam ne, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi. Ju premtoj sot, ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju!
Dielli do të ngrihet përsëri nesër në horizont, dielli i shpresës për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

VIDEO

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.