Defekti në sistem/ Radhë e gjatë makinash në Kakavijë


.
Pala greke për disa orë ka bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë apo dhe të huaj përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Shkak është bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.
Ky sistem është i detyrueshëm për t’u plotësuar në kushtet e pandemisë dhe që shteti grek e ka vënë si detyrim për këdo që hyn në Greqi.
.

Burimet të Report Tv nga Kakavija bëjnë të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë. Konkretisht në Kakavijë dhe Kapshticë, ndërkohë që funksiononte me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Gjithsesi pas disa orëve sistemi është rregulluar dhe pikat doganore janë zhbllokuar, megjithëse një radhë e gjatë është krijuar.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.