Dedikimi prekës për nipin: Pse ike kaq shpejt në qiell, ti për ne ishe i ngrohtë si diell

09/02/248:44

Shperndaje:

Eduart Veli ka humbur nipin e tij në aksidentin e ndodhur në rrugën Sarandë – Ksamil dhe dhimbjen e tij e ka shprehur nëpërmjet këtyre vargjeve të trishta.

PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?
Ike kelush gjyshit,ike dhe na le pa shpresë
Sdo ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !

Ooh çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil
Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil
Kelush,që je pak orë mesh nesh,nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj!

Keli ,Kelush… Keliiiiii!


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste
Kompania FIX PRO kërkon Agjent Shitje për degën në Sarandë
Sali Berisha: Sokol Bizhga la shokun në Qafë Gjashtë në ’97 dhe ia mbathi si miu
Rast i rëndë abuzimi ndaj një qeni në Sarandë ngre alarm dhe kërkon reagim të menjëhershëm

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.