Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”

31/01/2611:03

Shperndaje:

Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”

 

Mbledhja e Këshilli Bashkiak Sarandë  zhvilluar më 29 janar 2026 e transmetuar drejtpërdrejt nga Saranda Web, është shoqëruar me debate të forta mes anëtarëve, teksa në rend dite ishte një nga çështjet më të diskutuara të kohëve të fundit.

 

 

Me shumicë votash, Këshilli Bashkiak ka miratuar kalimin e pronës së vilave qeveritare në planin e ashtuquajtur “Poli i Zhvillimit të Sarandës”, një projekt që synon transformimin dhe zhvillimin e kësaj zone me rëndësi strategjike për qytetin.

 

Sipas vendimit të miratuar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë do të jenë bashkëpronarë të pronës, ndërsa menaxhimi i saj për 5 vitet e para do të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

 

Gjatë diskutimeve, disa këshilltarë ngritën shqetësime lidhur me transparencën, mënyrën e administrimit dhe ndikimin afatgjatë të këtij vendimi për qytetin e Sarandës, ndërsa pala mbështetëse e projektit theksoi rëndësinë e zhvillimit urban dhe ekonomik që, sipas tyre, pritet të sjellë “Poli i Zhvillimit”.

 

Saranda Web do të vijojë të ndjekë dhe informojë mbi zhvillimet e mëtejshme që lidhen me këtë vendim dhe pasojat e tij për qytetin.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.