Dashamir Tahiri nga Saranda: Do jem në Parlament e do përfaqësoj me dinjitet çamët


Ish deputeti Dashamir Tahiri, i lënë jashtë listave të kandidatëve të Partisë Demokratike, nga Saranda ku ka marrë pjesë në përurimin e memorialit të luftëtarit të Pavarësisë dhe Çështjes Kombëtare Muharrem Rushiti, ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit për të qenë siç u shpreh ai “një përfaqësies i denjë i komunitetit çam në Parlament.

“Unë asnjëherë nuk kam qenë ish-deputet. Po të isha për ish-deputet, kisha shkuar në Parlament siç shkuan të tjerët e kisha derën e hapur. Këtë radhë do të bëhem deputet. Politika shqiptare është kjo politikë e 30 viteve që ka si të mirat dhe të këqijat e saj. Por unë kam ndjekur politikën që u përket çamëve, do të jem përfaqësues i çamëve dhe nuk do ta lë parlamentin pa përfaqësues me dinjitet çam” – tha Tahiri.

Në qarkun me 12 mandate deputetësh të Vlorës, u propozuan 39 kandidatë potencialë, ku ra në sy mungesa e ish deputetit Tahiri në degën e Sarandës, i cili thumboi në atë kohë PD-në në rrjetet sociale duke thënë se nuk bëhet sahanlëpirës e do të vazhdojë rrugën e tij politike

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë