Çudia në Finiq: 72 milionë lekë karburant për 39 ditë

16/10/1911:36

Shperndaje:


Karburanti është një nga zërat ku abuzohet më së shumti nga institucionet, me të cilin përveç se bëhen ndere dhe qoka te familjarët, miqtë dhe dashnoret, në mjaft raste shitet për të nxjerrë ndonjë “lekë xhepi”.
OpenProcurement.al na dëshmon për një fakt tejet dyshues si rast korrupsioni në bashkinë Finiq, ku për 39 ditë kalendarike përgjatë periudhës 22 nëntor – 31 dhjetor 2018, pa përjashtuar të shtunat dhe të dielat, është firmosur një kontratë blerje karburanti në vlerën e 72 milionë lekëve të vjeta, pavarësisht se më herët gjatë vitit ishte blerë edhe një sasi karburanti në vlerën e 114 milonë lekëve.
Shuma prej 72 milionë lekësh për 39 ditë duket marramendëse, pasi për gjithë periudhën e vitit 2017 Bashkia Finiq kishte blerë afërsisht 96 milionë lekë të vjetra karburant.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas apartamenteve, në shënjestër edhe makinat e motorët me qira, platformat do t’i raportojnë të ardhurat në Tatime
Taverna AFA në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier
Don Pé Beach & Pool Club te Bougainville kërkon Banakier, Kamarier dhe Sanitare
Grand Hotel Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Ardit Bido zotohet në Parlament: Nuk shkrihet as Delvina dhe as Konispoli – VIDEO
Njoftim pune nga Art & Tourism Development Group në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.